ZV/KRYEMINISTRIA MESI, MESAZH TË GJITHË SHQIPTARËVE

2017-10-24 5

Zëvendëskryeministrja Senida Mesi, nëpërmjet një postimi të bërë në Facebook ka dhënë një mesazh për të gjithë shqiptarët.

Ajo falënderon Ditmir Bushatin për përfshirjen e saj në politikë dhe Kryeministrin Rama për besimin e dhënë. Për ato që duan të dinë më shumë, ajo ka ndarë një pjesë nga fjalimi i Gjergj Kastriot Skënderbeut në prag të vdekjes. ?Të nderuar miq më është besuar një punë sa fisnike ashtu dhe me përgjegjësi të lartë, Zv. Kryeministre e Republikës së Shqipërisë.

E para që më vjen natyrshëm është të falënderoj Ditmir Bushatin që bëri të mundur lançimin tim në politikën e lartë që nga kandidatura ime si deputete e qarkut Shkodër, bashkëqytetarët e mi në Shkodër që më mbështeten, përkrahën dhe votuan për mua dhe për PS, pa të cilët nuk do isha sot këtu dhe padyshim Kryeministrin Rama për besimin e jashtëzakonshëm për të bashkëqeverisur me të dhe gjithë ekipin e ministrave. Unë jam një qytetare e zakonshme, pjesë e koalicionit të bashkëqeverisjes së gjerë me njerëzit e zakonshëm, që me përulësi ndaj secilit prej jush do punoj si gjithmonë me integritet, përgjegjshmëri dhe profesionalizëm për një Shqipëri ku fjala shtet e ligj të mbizotërojë mbi të gjitha, për më shumë rritje ekonomike, punësim, mirëqenie dhe shërbime ndaj jush.

Ju falënderoj për mbi 1000 mesazhet pozitive, inkurajuese dhe besim që keni tek unë. Tani është koha për me punu me ju, për ju. Për ato që duan të dinë më shumë po zgjedh të ndaj me ju pjesë nga fjalimi madhështor i Gjergj Kastriotit në prag të vdekjes, dërguar nga një person që e vlerësoj shumë: ?Duhet të jetë virtyti themel i fronit. Virtyti nuk është fantazi. Ndoshta do ju a thonë një ditë, por mos harroni se ai që do ju a thotë, është një tradhtar, një dinak, që për të mbretëruar në vendin tuaj, do ju sugjerojë maksima të rreme, të cilat herët a vonë do të shkaktojnë përmbysjen tuaj. Duke pasur virtytin si udhërrëfyes, lajkatarët dhe të pabesët do të largohen prej jush?

Të virtytshëm, ju mund të mbani lehtë perandorinë që po ju lë të tronditur nga lufta e vazhdueshme ; ta përforconi, ta rimëkëmbni nëpërmjet pushimit dhe qetësisë?? Pika kulmore e një lufte është çorientuese, duhet ndjerë pasiguria (rreziku). Atëherë kujdesi dhe guximi do të ju shërbejnë më mirë se sa pasuria. Duhet të dish të fitosh, por mos harroni se edhe mund të mposhtesh. Sfidoni veten tuaj : mos e humbisni toruan nga zemërimi, sepse atëherë i thjeshti bëhet i keq dhe mbreti një përbindësh?? - është status ii publikuar ne rrjetin social facebook nga Zv. Kryeministria Senida Mesi, drejtuar të gjithë shqiptarëve, porn ë vecanti bashkeqyteareve te saj, banoreve te Shkodres