?Çdo biznes i dyshimtë, llogari bankare, makina dhe pasuri e paluajtshme duhet të kalojë në skaner. Kushdo që zotëron asete të tilla duhet të provojë vendosjen ose do të konfiskohen dhe zotëruesit të përgjigjen para ligjit?.
Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama në mbledhjen e radhës së Task Forcës për luftën kundër kanabisit duke paralajmëruar aksion kundër grupeve kriminale që kanë vendosur asetet me veprimtari të paligjshme.
Rama u shpreh se pas përfundimit me sukses të operacionit për zhdukjen e kultivimit të kanabisit, tashmë objektivi i radhës do të jetë lufta ndaj pasurive kriminale të vendosura nga grupet.
?Objektivi i parë i planit anti-kanabis është përmbushur, rezultat inkurajues i policisë. Kjo qasje e re që është rezultat i planit kombëtar kërkon shtrirje shumë më agresive tani për të luftuar kundër rrjeteve të kultivimit dhe trafikimit.