Report TV - Punonjësit që rrezikojnë punën në çdo dikaster pas përmbysjes

2017-10-24 1

Shpallja e platformës për ristrukturimin e organeve të pushtetit qendror pritet të reflektohet me pasiguri dhe turbullirë në zyrat e shtetit shqiptar. Zbatimi i dokumentit, i cili parashikon shkrirjen dhe transformimin në drejtori të 8 ministrive të rëndësishme, përpos të tjerave, rrezikon vendet e punës së 4952 punonjësve.

Reforma radikale në strukturat qeveritare, e cila do të zbatohet në ditët dhe javët e para të qeverisë ?Rama 2?, konsiston në krijimin e një administrate të vogël, eficente dhe profesionale, sipas motos (më shumë dhe më mirë me më pak).

Me shkrirjen e Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës, e cila do të funksionojë si një drejtori e posaçme brenda Ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës, rrezikojnë vendin e punës 433 punonjës. Sado e rëndësishme të jetë drejtoria e infrastrukturës brenda Ministrisë së Energjisë, vetëm një numër i vogël punonjësish të Ministrisë së Transporteve do të mund të ruajnë pozicionet e tyre të punës. Me zbatimin e platformës, në pikëpyetje mbetet edhe fati i 3042 punonjësve të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

Free Traffic Exchange