Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Vitit 2018, do të jetë viti i Skënderbeut?. Është ky vendimi i parë që do të marrë qeveria ?Rama ll?, sapo të marrë zyrtarisht detyrën.
Lajmin e ka bërë të ditur Kryeministri në rrjetet sociale, rreth orës 20.00 të kësaj të marte, ku shkruan: ?Mbyllëm diskutimin maratonë me skuadrën e re qeverisëse. Vendimi i parë i qeverisë do të jetë shpallja e vitit 2018 viti i Skenderbeut?.
Takimi i parë me Ministrat është zhvilluar në fshatin turistik Llogara të qarkut të Vlorës, dhe ka zgjatur dy ditë.
Gjatë takimit informal, në qendër të vëmendjes ishte struktura e re qeverisëse, dhe përcaktimi i kompetencave që do të ketë secila prej Ministrive.
Një tjetër pikë e rëndësishme diskutimi mësohet se ka qenë edhe përcaktimi i afateve për zbatimin e programit qeverisës për 4 vitet e ardhshme.
Gjithashtu mësohet se është diskutuar struktura që do të kenë 104 Drejtoritë që mbeten pas riformatimit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vendimi-i-pare-i-rama-ll-shpallja-e-2018-viti-i-skenderbeut/