Dy persona kanë humbur jetën, njëri prej tyre maqedonas dhe 16 të tjerë janë plagosur nga pesë aksidente që janë regjistruar ditën e sotme në Elbasan, Librazhd, Përrenjas, Shkodër dhe në Rrogozhinë.
Nga 16 të plagosurit në gjendje të rëndë ndodhet një fëmijë 12-vjeç nga aksidenti në Elbasan, ndërsa të tjerët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Shkak për të tre nga pesë aksidentet nga të dhënat e para mësohet se ka qenë lagështira në rrugë si pasojë e shiut dhe shpejtësia.
Aksidenti në Rrogozhinë, 1 i vdekur
Në mesditë nga një aksident i rëndë në rreth- rrotullimin e Rrogozhinës humbi jetën një 25- vjeçar.
Viktima M.Zh. 25 vjeç u përplas nga një tjetër mjet teksa po drejtonte një ?Fiat? ndërsa ka ndërruar jetë në vend, pasi aksidenti ka qenë fatal.
Aksidenti në Qafë Thanë, 1 maqedonas i vdekur, 4 të plagosur
Në Qafë Thanë një makinë ka dalë nga rruga dhe për pasojë drejtuesi i saj nga Maqedonia ka humbur jetën.
Makina me targa OH 0688 AB ku po udhëtonin 5 persona po ngjiste Qafë Thanën, ndërsa ka dalë nga rruga në vendin e quajtur Urakë duke rënë disa metra në humnerë.
Fillimisht të plagosurit janë dërguar në spital, por drejtuesi i mjetit nuk ka arritur që të mbijetojë duke humbur jetën, ndërsa katër pasagjerët janë nën kujdesin e mjekëve.