Ora News – Kuvendi s’paguan për tre muajt e bojkotit të opozitës, kursen 25 mln Lekë

2017-10-24 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kuvendi i shqipërisë, ka kursyer nga pagat e deputeteve rreth 14 milionë Lekë, për katër mujorin e parë të vitit 2017.
Ndërkohë kësaj shifre kursimi i shtohen dhe rreth 11 milionë Lekë kontribut i sigurimeve shoqerore.
Kjo për faktin se kjo periudhë përkon me bojkotin e opozitës në kuvend, e cila ngriti çadrën e protestës ne bulevard me kërkesën për të lira dhe të ndershme.
Në raportin e monitorimit të buxhetit për vitin 2017, kuvendi thekson se për 4 mujorin e parë, ishte parashikuar nje fond 116 milionë Lekë për paga, por është realizuar vetëm në shifrën prej 88 përqind.
Deputetët e Partisë Demokratike në 3 muaj bojkot, jo vetëm kanë humbur pagesat që iu akordohen atyre për veprimtaritë paralamentare si 2 mijë Lekë për çdo pjesëmarrje në komision apo dhe pagesa shtesë të tjera por nuk janë paguar as për ditët e punës.
Sipas raportit, kuvendi nuk ka kursyer vetëm në pagat e deputetëve por edhe në shpenzimet e tjera përfshirë ato administrative
Për vitin 2017, janë planifikuar fonde për paga për një numër prej 405 personash ku përfshihet stafi poltik përfshirë dhe stafin e zyrave zgjedhore në rrethe.
Janë rreth 17 milionë Lekë të kursyera, përfshirë paga dhe kontribut të sigurimeve shoqerore për këto kategori.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kuvendi-spaguan-per-tre-muajt-e-bojkotit-te-opozites-kursen-25-mln-leke/