Ora News – Prerja e pyjeve, policia plan masash për parandalimin e fenomenit

2017-10-24 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në tre muajt e fundit, policia e Korçës ka evidentuar 15 raste të dëmtimit të pyjeve për dru zjarri, ndërsa ka marrë një plan masash për parandalimin e fenomenit të përvitshëm në prag të sezonit të dimrit. Veç zjarreve, edhe dora e njeriut ka dëmtuar fondin pyjor në juglindje të vendit, që nxitet edhe nga rritja e kërkesës së qytetarëve për dru zjarri.
Sipërfaqe të tëra pyjore janë shkatërruar nga dora e njeriut në juglindje të vendit, pasi prerja e paligjshme dhe kontrabanda e druve për zjarr nuk ndalet.
Përveç zjarreve të shumta të regjistruara në pyjet e Korçës, edhe prerja po dëmton fondin pyjor. Rritja e kërkesës së qytetarëve për dru zjarri në këtë periudhë, në pritje të dimrit, nxit abuzuesit që të presin pa kriter.
Pavarësisht punës së Inspektoriatit Pyjor, situata alarmante ka bërë që nga ana e Drejtorisë së policisë të merret një plan masash parandaluese për ti paraprirë fenomenit që përsëritet nga viti në vit dhe për të mos lejuar që të rrafshohen pyjet e Korçës dhe Parqet Kombëtare.
Rasti më i fundit është kapur nga policia në zonën e Vithkuqit, e cila mbetet një prej më problematikëve sa i takon prerjes së paligjshme të pyjeve.
3 automjete me dru të sapoprerë u kapën në afërsi të Vithkuqit nga policia, ndërsa personat përgjegjës janë larguar duke braktisur automjetet dhe motosharrat e tyre por ata u identifikuan dhe shoqëruan.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/prerja-e-pyjeve-policia-plan-masash-per-parandalimin-e-fenomenit/