Rama: Nisim projektin për “PS +”

2017-10-24 7

Para mbledhjes informale të qeverise se re, kryeministri zgjodhi një mëngjes pune me disa gazetare, me të cilët foli për formacionin e ri qeveritar dhe sfidat që do të ketë përpara në mandatin e dytë. Por ajo që kryeministri kishte rezervuar për ta komunikuar për herë të parë, ishte projekti i ri, të cilin e quajti ?PS +?.

?Ajo që është kryesorja sot për ne është që ky proces i ri të fillojë dhe si një projekt i ri politik. Ne duhet të dalim nga ky mandat me një forcë të re politike, ?PS+?.

I pyetur për mospërfshirjen e Saimir Tahirit ne qeveri, Rama tha se përzgjedhja nuk bëhet si në një ekip futbolli, por mbi një ndarje racionale mes atyre që do të punojnë për reformat në qeveri dhe të tjerëve që do të jenë në vijën e parë në parlament.

Kryeministri përjashtoi mundësinë e ndonjë surprize nga ana e presidentit Meta lidhur me dekretimin e kabinetit qeveritar, ndërsa parashikon se do të ketë një raport institucional korrekt me kreun e ri te shtetit.

Sa i takon raportit kryetarin e Partisë Demokratike, Rama tha se dëshiron, ashtu siç është parashikuar dhe ne marrëveshjen e 18 majit, një komunikim periodik 2 apo 3 mujor për te vene ne jete paktin.

Kryeministri thotë se opozita zyrtare është Partia Demokratike, ndonëse premton se do te ketë të njëjtin qëndrim dhe ndaj LSI, edhe pse thotë se ish ?aleatja është në opozitë nga halli. Rama nuk përjashton një bashkëpunim me 3 deputetë e PDIU, që i vlerëson shumë më pozitivisht se ish-aleatet e LSI.

Tv Klan

Free Traffic Exchange