Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjykata e Qarkut të Dubrovnikut në Kroaci ka riaprovuar vendimin e ekstradimit për Ismail Morinën, i kërkuar nga autoritetet serbe.
Lajmi bëhet i ditur nga ?Rtcg?, sipas të cilit, kjo gjykatë me urdhër të Gjykatës Supreme të Kroacisë ka rivendosur ekstradimin e shtetasit shqiptar në Beograd.
Një zëdhënës i Gjykatës së Qarkut në Dubronik Pero Miloglav ka specifikuar për ?Tanjug? se më 17 gusht, Kolegji Penal i Gjykatës së Apelit ka vendosur që kërkesa e Serbisë për ekstradimin e Morinës përmbush kërkesat ligjore.
Ai tha se Morina ndodhet ende në qelitë e paraburgimit të ekstradimit në Dubrovnik.
Avokati i tij ka deklaruar për ?Tanjug?, se ka apeluar tashmë vendimin e ri në Gjykatën e Lartë kroate dhe po pret vendimin.
Gjykata e Lartë kroate anuloi vendimin e 10 gushtit të shkallës së parë të gjykatës në Dubrovnikut, e cila fillimisht miratoi ekstradimin Morinës në Serbi.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kroaci-tjeter-vendim-nga-gjykata-e-dubrovnikut-per-ismail-morinen/