Report TV - Dekreti i Metës, seanca e parë parlamentare më 9 shtator

2017-10-24 5

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar këtë martë mbledhjen e parë të legjislaturës së IX të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Seanca e parë do tyë mbahet në datën 9 shtator 2017 në orën 10.00

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar këtë datë për Parlamentin e ri të dalë pas zgjedhjeve të 25 qershorit.

Sipas rregullores, seanca e parë drejtohet nga deputeti më i vjetër në moshë, e nëse ai refuzon, nga pasaardhësi i tij.

Çfarë ndodh në seancën e parë Parlamentare të 9 shtatorit
Në seancën e 9 shtatorit sipas rregullores do të betohen 140 deputetët të cilët përbëjnë parlamentin e ri të Republikës, si dhe do të bëhet votimi për Kreun e Kuvendit.

Kryeministri Edi Rama ka propozuar për postin e kryetarit të Parlamentit, deputetin e PS- së, Gramoz Ruçi, propozim i cili pritet të votohet në parlament.

Gjithashtu zgjidhen dhe tre deputetë për sekretariatin që do të merret me procedurat e zgjedhjes së kryetarit të ri të Kuvendit.

Free Traffic Exchange