http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komuniteti i biznesit e ka vlerësuar pozitivisht ngritjen e ministrisë për sipërmarrjen, e cila do të nisë funksionimin në qeverinë Rama 2. Kjo ishte edhe një kërkesë e shoqatave para zgjedhjeve parlamentare, që tashmë konsiderohet e plotësuar. Për bizneset kjo strukturë duhet të jetë avokate e padrejtësive, si dhe përfaqësuese e interesave të kompanive që operojnë në vend. Luan Bregasi nga Biznes Albania thotë se kjo është hera e parë që biznesi ka këtë nivel të lartë përfaqësimi. Për ne kjo është një kërkesë e realizuar nga qeveria. Mbetet për t?u parë zbatimi i saj në praktikë. Ne duam që kjo ministri të jetë avokatja jonë e munguar. Deri tani biznesi ishte i hallakatur në institucionet që duhej t?i drejtohej, sa në Komision Ekonomie, sa ne Këshillin Kombëtar te Ekonomisë etj. Ndërsa Kliton Gërxhani, kryetar i shoqatës ATOA thotë se deri më tani biznesi për çdo padrejtësi shkonte në gjykatë administrative. Por deri më tani edhe këto raste nuk kanë prodhuar rezultate te prekshme. Ndërsa lidhur me reformën e institucioneve, ku disa ministri shkrihen dhe bashkohen me të tjera, biznesi mbështet idenë e një qeverie të vogël dhe me eficente. Por krijimi i disa megaministrive kërkon njerëz profesionistë në sektor kyç, në mënyrë që të shmanget zgjidhja e çdo çështjeje vetëm nga ministri. Ministria e Sipërmarrjes do të drejtohet nga Sonila Qato, aktualisht drejtore e Agjencisë së Pronave. Ngritja e kësaj ministri erdhi si një nevojë pas dëgjesave që kryeministri pati në të gjithë vendin, ku dominonin ankesat e bizneseve.