Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Mediat britanike kanë raportuar se tre pushkët e tipit AK-47, të cilat do të dërgoheshin nga Shqipëria në një adresë në Londër, do të përdoreshin për një sulm terrorist ose krim të organizuar.
E përditshmja Daily Mail raporton se autoritetet shqiptare kanë mundur të ndërhyjnë dhe të parandalojnë dërgimin e armëve në Britani, përpara se ato të ngarkoheshin në aeroportin e Rinasit. Armët ishin mbështjellë me peshqirë dhe celofan brenda një kutie të DHL-së ku gjithashtu ishin vendosur rroba dhe letra.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/mediat-britanike-kallashnikovet-do-te-perdoreshin-per-sulm-terrorist/