Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Tre persona, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë kanë mbetur të plagosur gjatë një përplasje me armë që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në mes të qytetit të Sarandës.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur zona e ish-Turizmit, në fund të bulevardit të qytetit në një lokale, ku kanë mbetur të plagosur shtetasit,
Artan Shyti 37 vjeç, Besi Xhafaj, 26-vjeç, si dhe Fisnik Musai, pronar i lokalit. Dy prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa po transportohen me urgjencë në Tiranë.
Të paktën 10 plumba janë shkrepur nga arma e zjarrit tip pistoletë. Forcat e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes ku kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/perplasje-me-arme-zjarri-ne-sarande/