Pas zyrtarizimit të emrave në mbledhjen e djeshme të Asamblesë së PS, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë mbledhjen e parë me kabinetin qeveritar.
Mbledhja me 13 ministrat dhe zv/kryeministren do të zhvillohet pasditen e sotme në orën 18:00 në Llogora, Vlorë.
Kryeministri vijon që t?i qëndrojë traditës, pasi edhe para 4 viteve mbledhjen e parë me ministrat e zhvilloi në qytetin që u zgjodh deputet.
Kabineti i ri qeveritar do të qëndrojë në Vlorë për dy ditë, ndërsa në mbledhjen informale me 13 ministrat dhe zv/ Kryeministren do të përcaktohen kompetencat për secilën ministri, drejtoritë e varësisë, por edhe godinat e reja pas ristrukturimit dhe shkrirjes që pësuan disa ministri.
Qeveria e re do të punojë edhe për të gjithë kuadrin e nevojshëm ligjor që të bëjë të zbatueshme reformën e fortë në institucione.