Ministrat e rinj nuk do t’i lënë mandatet

2017-10-24 6

Ministrat e rinj nuk do ta kenë të nevojshme të heqin dorë nga mandati i deputetit.

Burime pranë kryeministrit pohojnë për TV Klan se kreu i qeverisë ka vendosur të mos aplikojë të njëjtin standard që e futi si risi në mandatin e parë qeverisës, atë të papajtueshmërisë mes mandatit të deputetit dhe atij të ministrit.

Edhe pse filozofia që udhëhoqi Ramën për të ndarë mandatin e deputetit nga ai i ministrit ishte që këta të fundit të ishin me efektiv në punën e tyre, duket se ky standart i vendosur në 4 vjeçarin që lamë pas nuk ka pasur ndonjë rezultat të ndjeshëm.

Për më tepër, disa ministra e humbën edhe mundësinë për të qenë në parlament, pasi u larguan nga qeveria, si rasti i Ilirjan Celibashit, Saimir Tahirit, Ilir Beqajt, Lindita Nikolles e Blendi Çuçit.

Nga ana tjetër, ndarja e funksionit të ministrit nga deputeti solli edhe situata problematike, si në Lezhë ku mandati i Mimi Kodhelit i kaloi Arben Ndokës pasi dy kandidatë në radhë hoqën dorë prej tij apo edhe në Diber, ku kreu i Financave Shkëlqim Cami mbeti i vetmi ministër me mandatin e deputetit.

Për shkak të zhvillimeve që solli ky standard, heqja dorë prej nisi t?i japë shenjat e para që në vitin 2015, me emërimin e Blendi Klosit në Ministrinë e Çështjeve Sociale. Ai nuk e dorëzoi mandatin, ndërsa prej tij nuk kishte hequr dorë as ish ?ministri i Financave, Shkelqim Cami. Tv Klan