Ndryshe nga sa u përfol se tenderat do të zhvilloheshin vetëm nga një drejtori në varësi të kryeministrit dhe do të zhvishte nga kjo kompetencë të gjithë ministrat, raporti i Niko Peleshit për këtë cështje thotë tjetër gjë.
Ministrat qartazi nuk do të mund të firmosin më për blerje mallrash apo të firmosin për përdorimin e fondeve që vijnë si ndihmë nga të huajt.
Në dokument nuk saktësohet nëse do të mundin apo jo ministrat të firmosin për investime.
Në dokument thuhet se prokurimi duhet të reformohet, por jo në një dorë, por në tre.
Pra, një kategorizim i tenderave sipas tipologjisë në tre organe të ndryshme: një për mallrat dhe shërbimet, një për punimet civile dhe një për fondet e huaja.