Report TV - Ekskluzive/ Skema me ‘rrudhjet’ e ‘fryrjet’ brenda çdo ministrie

2017-10-24 0

Report TV sjell skemën e plotë të strukturës shtetërore mbi të cilën do të punojnë ministrat e rinj sot pasdite në Vlorë.

Struktura e re për qeverisjen shkrinë 37 agjenci, ndërsa organizimi do të bëhet në bazë rajonesh.

Ndër propozimet kryesore janë shkrirja e drejtorisë së Bujqësisë, Agjencisë së Prokurimeve Publike, bashkimi i Doganave me Tatimet, ngritja e Agjencisë së Mbrojtjes Civile, si dhe shkrirja në një të vetme e Agjencisë së Pronave, ALUIZNI-t dhe Hipotekës, ndërsa ngrihet agjencia e mbrojtjes civile dhe disa të tjera.

Agjencia e cilësisë së Arsimit para-universitar, nga 12 drejtori Arsimore do të bëhen vetëm 4 në rajone.