Report TV - Tiranë, Veliaj: Me qeverinë e re do rrisim investimet në fshat

2017-10-24 1

Në dy vitet në vijim Bashkia e Tiranës do të shtojë ritmin e investimeve në zonat rurale.

Kryebashkiaku deklaroi se bashkë me qeverinë qendrore kemi një plan shumë ambicioz, për t?i dhënë një marsh të pestë edhe fshatit, ashtu siç u kemi dhënë zonave urbane të Tiranës.

Veliaj inspektoi rrugën e re që lidh fshatin Allushaj me rrugën kryesore të Zall-Herrit, ku theksoi se projekti për rikualifikimin e qendrave të fshatrave do të ecë paralelisht me atë për rikonstruksionin e rrugëve, si një mënyrë që investimi të ketë vlerë.

?Sot jam shumë entuziast për rrugën e re të Zall Herrit. Kjo është rruga e radhës pas atyre në Çekrezë, Kasallë, tani edhe në lagjen e Allushëve. Kemi nisur disa projekte për qendrat e fshatrave. E filluam me qendrën e fshatit Qeha, në Petrelë, tani me disa rrugë të reja për komunitetin dhe besoj se në dy vitet e ardhshme, pra në gjysmën e dytë të mandatit, rrugët rurale apo qendrat e fshatrave do t?i trajtojmë si paketë; pra, do të bëjmë disa dhjetra njëherësh, tani që projektet e para kanë dalë me shumë sukses?, tha Veliaj.