Report TV - Zjarret në Fier, prefekti Bregu: SHISH të zbulojë zjarrvënësit

2017-10-24 2

Prefekti i Qarkut Fier mbledh shtabin e emergjencave për shkak të numrit të madh të zjarreve të rëna përgjatë kësaj vere.

Situata cilësohet alarmante pasi përgjatë kësaj periudhe në të gjithë Qarkun numërohen 356 zjarre të rëna .

Duke marre parasysh këtë situatë prefekti ka kërkuar bashkëpunim të strukturave të policisë deri edhe prokurorit dhe shërbimit informative për të ndëshkuar zjarrvënësit.

Sipas prefektit të Qarkut Fier Vasil Bregu nuk ka zjarri të rastësishme por të zbulohen dhe të ndëshkohen zjarrvënësit.

Prefekti ka kërkuar gjithashtu nga njësitë vendore të përmirësojnë infrastrukturën dhe teknikën në mjete për të mundësuar në kohë shuarjen e zjarreve ndërsa ka vene theksin tek subjektet private te marrin masa të vendosin masat e mbrojtjes nga zjarri.

Free Traffic Exchange