Report TV - Pritë në Lushnje, dhunohen tre të rinj, autorët u marrin makinën

2017-10-24 6

LUSHNJE- Dy persona të armatosur u kanë zënë pritë gjatë natës në rrugë një 18-vjeçari që po udhëtonte me makinë me dy të tjerë.

Autorët i kanë ndaluar dhe i kanë dhunuar, ndërsa u kanë marrë makinën tip mjetit tip ?Volkswagen" me targë AA 580 IH dhe janë larguar në drejtim të Peqinit.

Tre të lënduarit nga përplasja me autorët janë Amarildo Shabani 18 vjeç, Daniel Salliu 18 vjeç dhe Florenc Pushka 20 vjeç nga fshati Gjocaj i Peqinit.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur orës 23:10, në rrugën Lushnje-Ballagat, në afërsi të fshatit Garrunjas.

Mjeti me targa AA 580 IH që u grabit drejtohej Daniel Salliu, banues në Peqin, ndërsa dy të tjerët ishin pasagjerët.

Daniel Salliu nga përplasja me autorët është plagosur me një plumb rioshet, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa dy te tjeret jane goditur me mjete te forta.