TIRANE-Saimir Cullhaj 32-vjeç nga Shijaku ka dalë sot përpara gjykatës për masën e sigurisë, pasi akuzohet si personi që tentoi që të dërgonte nga Shqipëria në Angli armë përmes postës.
Ai u arrestua para dy ditësh, ndërsa në kërkim është edhe një tjetër person, që akuzohet për bashkëpunim në trafikun e armëve në Britani.
E ndërsa pritet vendimi i gjykatës pas kërkesës së prokurorisë për masën ?Arrest me burg? Saimir Cullhaj nuk e ka pranuar akuzën, ndërsa është shprehur se tre kutitë ia ka dhënë një person tjetër, duke ia kërkuar si nder që ti dërgonte në Angli.
Tre pakot me armë zjarri ?Kallashnikov? me destinacion përfundimtar Londrën janë konstatuar para tre ditësh gjatë skanimit në Aeroportin ?Nënë Tereza?.