Report TV - Qeveria 'Rama 2', 8 ministritë që u kthyen në drejtori nga shkrirja

2017-10-24 7

Tetë çështje që ishin mbuluar me ministri të posaçme gjatë mandatit të parë të qeverisë Rama, janë tashmë pa një ministri të veçantë, madje nuk janë bërë pjesë e as emërtimit të ministrive të reja. Integrimi, Transportet, Zhvillimi Urban, Mirëqenia sociale, Inovacioni, Administrata Publike, Marrëdhëniet me Parlamentin dhe Çështjet vendore do ta kalojnë thjesht si kompetenca ose drejtori varësie brenda ministrive të tjera.

Integrimi kalon tek Bushati, Transportet tek Gjiknuri
Ministria e Jashtme nuk do të quhet ?Ministria e Jashtme dhe e Integrimit?, por duke ruajtur emërtimin e parë, do të mbulojë me një drejtori shumë të rëndësishme brenda saj edhe procesin e integrimit. Me hapjen e pritshme të negociatave, integrimi do të jetë fusha kryesore e punës së Ditmir Bushatit.

As Transportet nuk do të jenë emërtim i ndonjë ministrie. Ato do të funksionojnë si një drejtori e posaçme brenda Ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës, sikundërse edhe çështjet e industrisë.