Report TV - 'Lekët ose e pëson keq me vajzën' Gjobë 2 mijë € shoqes së klasës

2017-10-24 3

Një 28-vjeccar nga Lushnja është arrestuar nga Policia e Tiranës. Kleanth Todri është vënë në pranga ditën e shtunën pasi i vuri gjobë 2 mijë euro shoqes së klasës.

Burime nga Policia e Tiranës bëjnë me dije se Kelanth Todi takohej shpesh me ish-shoqen e klasës në Lushnje, 30-vjecaren D.D.

Ai i kishte marrë disa herë borxh asaj, por ditët e fundit i kishte kërkuar 2 mijë euro. 30-vjecarja i ka shpjeguar disa herë se nuk e kishte atë shumë parash, por Kleanth Todri ka vijuar me mesazhe ta kërcënonte, se nëse nuk I jepte 2 mijë euro, atëherë do ti bënte keq 30-vjecares dhe vajzës së saj të mitur.