Në vitin 2013, pjesa më e madhe e ministrave, përfshirë edhe ministrat e LSI aleate, dhanë dorëheqje nga mandati parlamentar për t?ia kaluar atë emrit pasues në listën shumë-emërore.
Por këtë herë kryeministri Rama nuk ka folur publikisht për vijimin e praktikës së ndarjes së mandateve, megjithëse në statusin e PS është theksuar standardi i papajtueshmërisë së dy mandateve në nivele politike dhe drejtuese në PS.
Duke iu referuar emrave të kabinetit të ri qeveritar dhe praktikës së vitit 2013 për papajtueshmëri midis mandatave ministra ? deputetë, atëherë rezulton se do të duhet të kemi 12 deputetë të rinj.
Në qarkun Berat mandati i Blendi Klosit do ti kalonte emrit pasues Arben Konomit.
Në Gjirokastër, për shkak të detyrimit për kuotë gjinore, mandati i Kumbaros do ti kalonte një femre kandidate, Artemis Dralos.
Në Lezhë mandati i Lindita Nikollës do ti kalonte zonjës Adriana Jaku, drejtuese lokale e PS, kurse në Shkodër biznesmeni Paulin Luli do te merrte mandatin e Ditmir Bushatit, ndërsa mandati i zv.kryeministres Senida
Mesi do ti kalonte Teuta Qytezes.