http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shteti i vetëshpallur Islamik ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin terrorist me thikë ndaj disa ushtarëve në Bruksel. Këtë të diele, Agjencia e Lajmeve që mbështet xhihadistët, AMaq, shkruan se ishin ushtarët e ISIS ata që sulmuan 3 ushtarët me thikë. Sipas njoftimit, sulmi është përgjigje ndaj thirrjeve për të shënjestruar vendet e koalicionit që po luftojnë kundër xhiahdistëve të ISIS. Mediat vendase raportojnë se agresori thirri ?Zoti është i madh?, para se të sulmonte. Ushtarët morën lëndime të lehta, ndërsa sulmuesi u qëllua e armë, dhe më pas ndërroi jetë në spital. Pas një kontrolli, policia gjeti në xhepat e tij armë zjarri false dhe dy kopje të Kur?anit. Agresori, rreth 30 vjeç, identiteti I të cilit nuk është bërë ende i ditur, është nga Somalia. Zyra e Prokurorit Federal tha se personi ishte i njohur për policinë, ai ka pasur precedentë të tjerë kriminalë për sulme, por asnjëherë më parë nuk ka qenë i lidhur me shkelje me natyrë terroriste. Brukseli është bërë cak i sulmeve terroriste vitet e fundit. Në mars të 2016, të paktën 31 persona mbetën të vdekur dhe mbi 300 të tjerë u plagosën si pasojë e një sulmi terrorist të aeroport.