Report TV - Armët me postë, flet dërguesi: Jam përdorur, nuk kisha dijeni

2017-10-24 0

Saimir Çullhaj, një 32-vjeçar nga Xhafzotaj i Durrësit i dënuar më parë për akuzën e ?Trafikimit të narkotikëve?, rezulton të jetë personi që ka dërguar tre pakot me pjesën e çmontuara të tre automatikëve kallashnikovë.

Ndërkohë me urdhër të prokurorit të Krimeve të Rënda Behar Dibra, është shpallur në kërkim 47-vjeçari me iniclaet N.F, banues në Durrës. ??në kuadër të proçedimit penal të nisur për këtë ngjarje, është bërë e mundur të dokumentohet veprimtaria kriminale e shtetasve të sipërpërmendur, të cilët në datë 23 gusht 2017 rreth orës 18:00 kanë bërë dërgimin e tre pakove me një prej agjensive të dërgesave postare, të cilat janë konstatuar gjatë skanimit në Aeroportin ?Nënë Tereza??-thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit.

Hetimi provoi se armët luftarake ishin çmontuar dhe pjesët përbërëse të tyre ishin futur në pantallona dhe më pas ishin izoluar mirë me ngjitës në kuti kartoni, me qëllim shmangien nga vazhgimi me sy të lirë.