Report TV - Qeveria e re 'Rama 2', reagimet e para të ministrave e ish-ministrave

2017-10-24 8

Vetëm pak minuta pasi kryeministri Rama bëri publike strukturën e re qeverisëse,jashtë ambienteve të ?Hotel Sheraton? i madh ishte edhe interesi për të ditur edhe reagimet e para të ish ministrave dhe ministrave të rinj. Sikurse edhe në fillim të asamblesë shumë prej tyre ishin shumë të heshtur duke iu shmangur pyetjeve të gazetarëve.

'Suksese të gjithë kolegëve' shprehet Saimir Tahiri, ish Ministër i Brendshëm të cili në mandatin e ri nuk iu besua asnjë post ministror.

Ai po ashtu ka reaguar edhe në rrjetin social FB ku jo vetëm u uron suksese kolegëve por shton se përpara është një rrugë e gjatë.

?Suksese kolegeve. Rruge e gjate perpara? shkruan Tahiri.

Eglantina Gjermeni e cila ka drejtuar Ministrinë e Zhvillimit Urban u shpreh se nuk ishte e zhgënjyer që nuk u rizgjodh në asnjë post ministror dhe i uroi suksese ministrave të rinj.

?Nuk jam e zhgënjyer jam e nderuar që kam qënë ministre. I uroj sukses ministrave të rinj? u shpreh Gjermeni.

Free Traffic Exchange