Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur ta përsërisë disa herë në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare Socialiste qe përberja e qeverisë së re që ai prezantoi këtë të dielën, nuk ka qenë shqetësimi i tij më i madh.
Në një fjalim të gjatë ai renditi 10 pika ku do të përqëndrohet ky mandat i ri qeverisës që kryefjalë sipas tij do të ketë besnikërinë ndaj vendit dhe shqiptarëve qofshin këta votuesit e tij apo të opozitës.
Rama u kujdes të përsërisë disa herë se përgjegjësia e 74 mandateve nuk do t?i dehi socialistët, përkundrazi, ndërsa theksoi rëndësinë që ka vetë partia më shumë se qeveria qe kjo përgjegjësi të përkthehet në suksese në 4 vite.
Marrëdhëniet me opozitën ishte një pikë më vete e 10 prioriteve të këtij mandati.
Lulzim Bashës i kërkoi të vënë në jetë marrëveshjen e 18 majit.
Ashtu si në fushatë Rama premton se do të ketë një organizim të ri në strukturën e administratës që do të reflektojë dhe në shërbimet publike që i ofrohen qytetarëve.
Pas betimit në presidencë të kabinetit të ri kryeministri deklaroi se nga ai i pari dhe çdo ministër do të nënshkruajë një marrëveshje mirëkuptimi me Asamblenë dhe grupin parlamentar si detyrim për të një bashkëveprim parti-qeveri-grup parlamentar. Tv Klan