Report TV - Dhërmi, prona nën sekuestro nga gjykata, vijojnë ndërtimet

2017-10-24 1

Çështja e pronave vijon te mbetet një teme e nxehtë në Vlorë. Që nga viti 2004 familja e Mato dhe Irini Bua nga fshati Dhërmi enden dyerve të gjykatave pasi ende nuk kane marrë një zgjidhje lidhur me pronën që sipas tyre ua ka marrë vëllai me dokumente të falsifikuara.

Më pas prona e tyre u është shitur personave të tjerë të cilët sipas Irini Bua janë njerëz me pushtet dhe të mbrojtur nga pushteti të cilët po ndërtojnë mbi 22 000 metra kator mbi token e tyre, pavarësisht se kjo pronë është nën sekuestro dhe në proces gjyqësor. Zonja në fjalë thotë se ka lajmëruar policinë pasi ajo është nxjerre me force nga prona e saj, ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje mbas 5 orëve.

?Sot po vimë në pronbën Bua e cila është në sekuestro që prej vitit 2015 me vendim gjykata dhe mbas këtij ëhstë bërë një ndërhyrje si në anën perëndimore edhe atë lindore. Totali i tokës që është në sekuestra është 22 mijë metra katror.