Ora News - Nis ndërtimi i pistës së vrapimit dhe biçikletave në Parkun e Liqenit

2017-10-24 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Të gjithë ata që preferojnë ecjen dhe vrapin në natyrë, si dhe të apasionuarit pas biçikletave, do të kenë shumë shpejt në dispozicion dy pista të mirëfillta për aktivitetet e tyre. Bashkia e Tiranës ka nisur një nga projektet më të rëndësishme për rigjallërimin e Parkut të Liqenit; pra, ndërtimin e një piste vrapimi dhe ecje përgjatë gjithë liqenit dhe një pistë të posaçme për çiklistët që preferojnë pedalimin në natyrë dhe freskinë e liqenit.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet që po kryhen në këto dy pista, ndërsa u shpreh se po bën realitet një premtim të dhënë më parë.
?Sot jam shumë i kënaqur dy herë: një herë si kryetar i bashkisë për një investim fantastik në kurorën e Liqenit, dhe një herë si vrapues që po përgatitet për ?Maratonën e Tiranës?. Më në fund po mbajmë premtimin tonë për ta kompletuar komplet pistën e vrapimit të Liqenit të Tiranës. Pista e re fillon nga Kopshti Zoologjik, aty ku mbaron diga, dhe deri në kufi me Pallatin e Brigadave, që e kompleton në të dyja anët?, tha ai.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/nis-ndertimi-i-pistes-se-vrapimit-dhe-bicikletave-ne-parkun-e-liqenit/