Pakot me kallashnikovë/ Arrestohet një nga dërguesit, një tjetër në kërkim

2017-10-24 0

Policia e Shtetit ka mundur të zbardhë të gjithë skemën e trafikut të armëve të mbetur në tentativë nga Shqipëria drejt Britanisë së Madhe. Në lidhje me pakot me kallashnikovë që u kapën në aeroportin e Rinasit, policia ka arrestuar 32-vjeçarin Saimir Çullhaj dhe ka identifikuar bashkëpunëtorin e tij N.F 47 vjeç.

Në bazë të operacionit të koduar ?Delivery?, policia bën me dije se më 23 gusht, të dyshuarit rreth orës 18:00 kanë bërë dërgimin e tre pakove me një prej agjencive të dërgesave postare, të cilat janë konstatuar gjatë skanimit në aeroportin ?Nënë Tereza?. Brenda pakove janë konstatuar tre armë zjarri automatik model 56, të çmontuara. Pakot kishin si destinacion Mbretërinë e Bashkuar.

I arrestuari Saimir Çullhaj ka qenë më parë i dënuar për trafik droge. Në momentin e arrestimit, atij ju gjet në trup një sasi prej 220 gramë lëndë e dyshuar si narkotike e llojit marijuanë ?çokollatë?.

Po kështu gjatë kontrollit në banesën e shtetasit N.F janë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 4.5 kilogramë lëndë narkotike e ambalazhuar në një thes, si dhe 32 bimë narkotike kanabis. Hetimet janë duke vazhduar për kapjen e të kërkuarit dhe arrestimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Free Traffic Exchange