Ora News - Trafiku i “kallashikovëve” drejt Londrës, arrestohet dërguesi, një tjetër në kërkim

2017-10-24 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia e Shtetit dhe Prokuroria zbardhin tentativën për trafik ndërkombëtar të armëve luftarake përmes Rinasit.
Finalizimi i operacionit antitrafik të koduar ?Delivery? ka çuar në pranga njërin prej personave që ka dërguar tre pakot me armë zjarri për në Londër.
Blutë kanë arrestuar Saimir Çullhaj, 32 vjeç, banues në Shijak, i dënuar më parë për ?Trafikim të narkotikëve? .
Ndërkohë është shpallur në kërkim personi tjetër bashkëpuntor në këtë tentativë për trafik ndërkombëtar të armëve luftarake në Rinas, N.F., 47 vjeç, banues në Durrës.
?Në kuadër të proçedimit penal të nisur për këtë ngjarje është bërë e mundur të dokumentohet veprimtaria kriminale e shtetasve të sipërpërmendur, të cilët në datë 23.08.2017 rreth orës 18:00 kanë bërë dërgimin e tre pakove me një prej agjensive të dërgesave postare, të cilat janë konstatuar gjatë skanimit në Aeroportin ?Nënë Tereza?. Brenda pakove janë konstatuar tre armë zjarri automatik model 56, të çmontuara. Pakot kishin si destinacion Mbretërinë e Bashkuar?sqaron policia.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/armet-ne-rinas-nje-ne-pranga-nje-tjeter-ne-kerkim/

Free Traffic Exchange