isa gropa me hidrokarbure në zonën e naftës në fshatin Sheqishte të Patosit janë përfshirë nga flakët.
Mësohet se dy mjete zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për neutralizimin e flakëve.
Gropat janë të mbushura me sere, ose të njohura si hidrokarbure, ndërsa nga zjarri rrezikohen edhe ullinj.
Zjarri, i ndihmuar nga era, është përhapur në vatra të tjera duke djegur shkurre dhe ferra.
Për momentin nuk dihen ende shkaqet që kanë bërë që këto gropa hidrokarburesh të merrnin flakë.