Ora News - Takimi, 6 kryeministrat e rajonit 'ok' planit me 115 pika për tregtinë

2017-10-24 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pasi ranë dakord për një plan me 115 pika për transformimin e lëvizjes se mallrave, shërbimeve dhe kapitalit në Samitin e Triestes, kryeministri Rama mblodhi në Durrës 6 liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor për ta çuar përpara këtë axhendë.
Në konferencën për shtyp, kryeministri së bashku me Komisionerin Johannes Hahn u shprehën optimistë për këtë projekt.
Rama: Kemi një planveprimi me rreth 115 pika në funksion të një transformimi rrënjësor në kuadrin e lëvizjes së mallrave, shërbimeve, kapitalit, punonjësve të kualifikuar që të bëjë rajonin shumë më tërheqës për investime, shumë më fleksibël për shkëmbimet e brendshme tregtare, duke përshpejtuar afrimin me BE dhe njëkohësisht duke përshpejtuar ritmet e rritjes ekonomike dhe mirëqënies.
Hahn: Eksportet jane rritur me BE por jo me vendet e Ballkanit. Kjo do të ndihmojë për këtë qëllim.
Duke uruar Kryeministrin per fitoren e zgjedhjeve, Komisioneri Hahn u shpreh se ende nuk ka asnjë datë të fiksuar përsa i përket integrimit të Shqipërisë.
Shqipëria, tha ai, është në rrugën e duhur, ndërsa kërkoi më shumë angazhim për reformën në drejtësi dhe luftën kundër drogës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-mohon-problemet-me-levizjen-e-lire-hahn-sjep-date-per-negociatat/

Free Traffic Exchange