Shërbimi i hemodializës në vend të parë për çmimin më të shtrenjtë

2017-10-24 4

Tre kontratat koncesionare të cilat kanë çmimin më të lartë të shërbimit që i kanë ofruar shtetit shqiptar janë shërbimi i hemodializës, prodhimi dhe pajisja e kartave të identitetit e pasaportave biometrike dhe markimi i karburanteve.

Agjencia e trajtimit të koncesioneve ka përpiluar një raport, i cili ka llogaritur çmimin që koncesionarët ofrojnë në kontratat që kanë me shtetin shqiptar në raport me vlerën e investimit.

Më e shtrenjta, është ajo e firmës që ka shërbimin e hemodialzës, ku kostoja për 1 shërbim arrin në 11 mijë e 200 lekë, duke lënë në vend të dytë prodhimin e pasaportave, e cila ka çmimin për njësi 5000 mijë lekë, ndërsa markimi i karburanteve arrin në 614 lekë për 1000 litra që shënjohen.

Agjencia e Koncesioneve ka llogaritur edhe tarifat që kanë vendosur 171 koncesionarë të cilët kanë kontrata në Shqipëri. Më e larta është ajo e rrugës Milot ? Morinë, e cila ende nuk ka hyrë në fuqi, ndërsa në vend të dytë janë tarifat e koncesionarit të aeroportit Nënë Tereza.

Por firmat që kanë vlerat më të larta të shërbimit, rezultojnë të kenë kostot më të ulta të investimit në ekonominë shqiptare. Tregun më të madh të investimeve e zenë kontratat koncesionare në fushën e energjisë, ku më e larta është ajo e hidrocentralit të Poçemit, e cila arrin në 106 milionë euro.

Tv Klan

Free Traffic Exchange