Krerët e qeverive të rajonit mblidhen në Durrës

2017-10-24 0

Çështjet e bashkëpunimit rajonal mblodhën këtë të shtunë në Durrës krerët e qeverive të rajonit, në një takim që pason atë të Podgoricës pak javë më parë.
Në vilën qeveritare kryeministri Rama priti homologët e Kosovës, Malit të zi, Serbisë, kryetarin e Këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës si dhe si dhe zv.presidentin e Bankës Botërore për Europën dhe Azinë Qendrore Cyril Muller.

Krerët e qeverive të rajonit ranë dakord për një dokument me 115 pika në funksion të një transformimi rrënjësor në kuadrin e lëvizjes së mallrave dhe shërbimeve. Kreu i qeverisë shqiptare, tha se pritshmëritë për të parë rezultate konkrete janë të mëdha, por nuk duhet harruar se sa kohë është humbur në të kaluarën.
? 4 vjet për ne janë shumë, po kemi humbur 400 vjet. Se dimë se kush mori më shumë lekë nga bankomati. Këto takime bëhen për secilin vend. Në asnjë mënyrë një vend merr më shumë se tjetri. Substanca është ajo që flasim?, tha Kryeministri Rama.
Rama theksoi se në këtë proces është përfshirë edhe Banka Botërore dhe se ky bashkëpunim do të vlejë për ta bërë rajonin më tërheqës për investimet e huaja. Plani parashikon një transformim rrënjësor të procedurave kufitare, fuqizimin e rrjetit energjetik dhe ekonominë digjitale si një front të ri të rritjes ekonomike në rajon. Tv Klan