Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shtohen vatrat e zjarrit në 24 orët e fundit. Emergjencat civile thonë se në 24 orët e fundit janë shënuar 14 vatra zjarri në disa qarqe.
Në Pukë, vijon të jetë aktive vatra në fshatin Karmë, ndërsa forcat zjarrfikëse të mbështetur nga punonjës të pyjores kanë punuar deri në orët e mbrëmjes, por pa arritur të izolojnë flakët. Terreni i thyer dhe era e fortë kanë favorizuar përhapjen e zjarrit që ka djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me pyll pishe.
Në lagjen nr.4 të qytetit të Shkodrës ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, ferra dhe pisha. Zjarri ndodhej pranë banesave. Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve flakët janë shuar. Në fshatin Pjetroshan, Malësi e Madhe zjarri dogji rreth 2 ha me shkurre dhe pisha.
Ndërkaq, në Bulqizë vijon operacioni për shuarjen e vatrave të zjarrit në fshatin Lenë. Ditënepremte zjarri i favorizuar nga era është përhapur në drejtim të fshatit Peshk dhe Ndërfushas. Në orët e para të mëngjesit të së shtunës është ndërhyrë edhe me anë të helikopterit për shuar vatrat e zjarrit.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/shtohet-siperfaqja-e-djegur-14-vatra-zjarri-ne-24-ore/