Report TV - Vizat,Rama i përgjigjet Holandës BE:Duhet Vetingu për negociatat

2017-10-24 7

Sot në Durrës po mbahet takimi i kryeministrave të Ballkanit Perëndimor, ndërsa në fokus janë proceset integruese dhe ekonomia.

Të pranishëm në këtë takim janë kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, i Bosnje dhe Hercegovinës Denis Zvizdiç, kryeministrin i Maqedonisë Zoran Zaev, i të Malit të Zi Dushko Markoviçm, si edhe Komisioneri Europian për zgjerimin Johanes Hahn dhe numri dy i Bankës Botërore për rajonin.

Pas përfundimit të diskutimeve në sesionin e parë, kryeministri Edi Rama dhe komisionari Johannes Hahn dolën në një deklaratë për mediat për të folur konkretisht për projektet, por edhe për problemet që shqetësojnë Shqipërinë dhe Ballkanin në muajt e fundit.

Kryeministri Rama u ndal te raporti i Holandës për vizat, ndërsa Hahn u kërkoi shqiptarëve që të mos kërkojnë azil, pasi dëmtojnë vendin dhe hapjen e negociatave duke shtuar se akoma nuk ka një datë për çeljen e bisedimeve për integrimin e Shqipërisë.