Report TV - Bllokohet gara për gjyqtarët që garojnë për në Kushtetuese

2017-10-24 0

Prej shtatë muaj procesi për plotësimin e mangësive me gjyqtarë në kushtetuese ka ngecur, duke sjellë për pasojë një situatë të paprecedent në këtë gjykatë.

Mos realizimi i procesit të vettingut dhe mos funksionimi i këshillit të emërimeve në drejtësi kanë bllokuar përzgjedhjen e anëtarëve në gjykatën kushtetuese e cila sot funksionon me 6 anëtarë dhe pse duhet të ishte me 9.

Kur kanë kaluar 7 muaj nga nisja e procesit të përzgjedhjes së gjyqtarëve në garë për tu bërë anëtarë të kushtetueses procesi ka ngecur, dhe askush nuk di të thotë si nga vetë gjyqtarët apo gjykata e lartë dhe kushtetuese se çfarë po ndodh?

Më 16 Janar 2017 siç dhe shihni në këtë faksimile gjykata kushtetuese njoftonte gjykatën e lartë se duhet të niste procedurën për të përzgjedhur zëvendësuesin e gjyqtares Vitore Tusha të cilës i mbaronte mandati.

Gjykata e lartë nisi procedurat dhe në shkurt 2017 nga garuesit për këtë post u paraqiten tre kërkesa mes tyre, dy gjyqtarë të lartë dhe një nga krimet e rënda.

Free Traffic Exchange