Trafikantët po gjejnë mënyra nga më të çuditshmet për të realizuar qëllimin e tyre kriminal, ndërsa masat antiterror dhanë rezultatet e para. Punonjësit e kompanisë "ICTS" në aeroportin e Rinasit janë befasuar kur gjatë skanimit të disa pakove të një kompanie të postës së shpejtë, kanë konstatuar pjesë armësh luftarake.