Ora News - Për 2016, Kolegji Administrativ gjykoi vetem 2 çështje brenda afatit

2017-10-24 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Problemi i zvarritjeve të gjykimeve është një fenomen që ndodh në të gjitha shkallët e gjyqësorit, por në Gjykatën e Lartë ky fenomen është më i dukshëm. Ky është konkluzioni i dalë në një studim të bërë nga Qendra për Çështje të Informimit Publik, ku është analizuar puna një vjeçare e Kolegjit Administrativ. Sipas të dhënave, vetëm 2 dosje kanë përfunduar shqyrtimin brenda afatit ligjor nga 575 çështje të trajtuara në vitet 2015-2016.
Një qytetari i duhet të presë muaj, vite, por në ndonjë rast edhe një dekadë që çështja e tij të mbarojë shqyrtimin në të tre shkallët e gjyqësorit.
Kjo ndodh për të gjitha llojet e çështjeve, qofshin këto penale civile por edhe administrative.
Sipas një studimi të bërë në Gjykatën e Lartë për vitin 2015 -2016 nga Qendra për Çështjet e Informimit publik, në Kolegjin Administrativ ka rezultuar se vetëm 2 nga 575 çështje janë shqyrtuar brenda afatit ligjor 90 ditor siç e ka parashikuar ligji, ndërsa çështjet e tjera janë shqyrtuar për një periudhë afro 820 ditore.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/per-2016-kolegji-administrativ-gjykoi-vetem-2-ceshtje-brenda-afatit/