Ora News - Skuraj, helikopteri VIVA dërgon të asfiksuarin në spital

2017-10-24 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Riaktivizimi i vatrave të zjarrit në Bulqizë e Kurbin ka ridimensionuar misionin e helikopterëve VIVA. Një person i asfiksuar nga tymi në Skuraj të Kurbinit është dërguar nga helikopteri VIVA në spitalin e Rrëshenit. Ndërkohë, në fshatin Lenë të Bulqizës, flakët kanë hyrë në oborret e shtëpive, siç raportojnë banorët e zonës, që po janë evakuuar. Flakët ishin vënë nën kontroll por janë rishfaqur në një zonë tjetër të fshatit, duke krijuar panik tek banorët. Shërbimi zjarrfikës po punon për kontrollin e tyre.
Helikopterët e kompanisë VIVA i janë rikthyer operacionit për shuarjen e flakëve në fshatin Skuraj të Kurbinit, ku zjarret janë kthyer këtë të premte.
Gjatë paradites janë riaktivizuar vatrat e zjarrit në këtë fshat, ndërsa është kërkuar ndërhyrje nga ajri.
Në ndihmë të zjarrfikësve kanë shkuar edhe 20 forca ushtarake për të shuar flakët, ndërsa helikopteri ka bërë të mundur izolimin e vatrës.
Pikërisht në përpjekje për të fikur zjarret Viva ka ndërmarrë dhe operacionin humanitar të shpëtimit të jetës së banorëve. Emergjencat civile kanë dhënë alarmin për asfiksimin e Paulin Dukës prej tymit të madh të shkaktuar nga zjarri.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/skuraj-helikopteri-viva-dergon-te-asfiksuarin-ne-spital/

Free Traffic Exchange