Shorti për fazën e grupeve të Europa League, i cili u zhvilluar në Monaco, ku mes skuadrave të tjera të Europës, në vazon e katërt ishte edhe skuadra shqiptare e ?Skënderbeut?.
Korçarët siguruan kualifikimin mbrëmjen e djeshme pas një barazimi pa gola në ?Elbasan arena? përballë Dinamos së Zagrebit. Skuadra shqiptare ka përfunduar më Grupin B, ku kundërshtar të saj janë Dinamo Kiev, Jang Bojz dhe skuadra serbe e Beogradit, Partizani.
Skënderbeu do të luaj në Beograd
Këtë herë duket se shorti e ka favorizuar Skënderbeun, duke shmangur përplasjet me skuadrat e mëdha ndërkombëtare.
Edhe pse ka shmangur përballjen me skuadrat e mëdha, korçarët do të kenë një ndeshje të vështirë përball Partizanit të Beogradit, ku një prej ndeshjeve do të luhet në Beograd.