Vonesa nga një vit deri në një dekadë për marrjen e një vendimi drejtësie në kolegjin administrativ në gjykatën e lartë u prezantuan këtë të premte nga qendra për çështjet e informimit publik.
Sipas kreut të kësaj qendre Gerti Shella, sistemi i drejtësisë është cenuar pasi vetë gjykatat administrative u krijuan për të dhënë një drejtësi brenda afateve por në studimin e çështjeve 2015-2016 rezulton se ka tejkalime që shkojnë deri në shekuj pritje.
?Për çështje që Gjykata e Lartë vendimoi në vitin 2010 janë konsumuar përtej këtij afati, 16 shekuj kohë e konsumuar për subjektet që bënë rekurs në Gjykatën e Lartë përtje afatit ligjor që ligji u garanton atyre?, është shprehur Shella
Vetë gjykata e lartë e ka pranuar disa herë se në arkivin e saj të sekretarisë ku pranohen rekurse janë mbi 19 mijë dosje që presin për tu shqyrtuar. Por kjo gjykatë aktualisht funksionon vetëm me gjysmën e anëtarëve pasi nga 19 që duhet të jenë ushtrojnë detyrën vetëm 10.