http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Per kryebashkiakun Erion Veliaj nuk mund te modernizohet nje qytet pa biblioteka. Ndërsa ka inspektuar bibliotekën e njësisë 7, Veliaj ka premtuar se brenda dy viteve te gjitha bibliotekat e lagjeve te Tiranës, do kene pamje te re. ?Duke investuar në biblioteka të tilla është e vetmja garanci që kemi për Tiranën moderne. Duam që bibliotekat të funksionojnë edhe si qendra komunitare, si vende ku të rinjtë të takohen, ku organizatat lokale të komunitetit të mblidhen, e ku grupe veteranësh apo pensionistësh të kalojnë kohën e tyre të lirë, të lexojnë shtypin e ditës falas etj.? Sipas Veliajt, investime te kësaj natyre bëhen edhe me te nevojshme ne kohen e mbizotërimit te teknologjisë. ?Sot jetojmë në kohën kur njerëzit bombardohen nga celularët, ipod-ët, interneti, por harrojmë që njerëzit bëhet qytetarë më të mirë falë librit, falë fokusit te kultura. Në Tiranë po ecim paralelisht me investime në infrastrukturë dhe investime në kulturë. Sa është e rëndësishme hapësira brenda pallateve, brenda lagjeve e rrugëve tona, aq e rëndësishme është edhe hapësira brenda mendjes tonë sepse kjo garanton që investimet e bashkisë nuk vandalizohen, që mbahen pastër, që nuk ndotin mjedisin.? Veliaj ndërkaq ka ftuar qytetaret por edhe biznesmenët qe te dhurojnë libra për bibliotekat e kryeqytetit.