Rikthehen skemat lehtësuese të OSHEE për debitorët - News, Lajme - Vizion Plus

2017-10-24 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kompania e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike rikthen skemat lehtësuese për debitorët në këtë sektor. Këshilli mbikëqyrës i OSHEE ka shtyrë deri më 31dhjetor 2017, afatin kur abonentët familjarë apo bizneset, të mund të lidhin aktmarrëveshje me kompaninë, duke ju zbritur vlera e kamatëvonesës deri në 70 %. Ky afat skadoi në qershor të këtij viti. Pjesë e skemës është edhe pagesa me këste për debitorët, me një detyrim mujor që arrin në 2800 lekë. Ndërsa për familjet në nevojë, detyrimi arrin në 1200 lekë në muaj. Sa i përket debitorëve, kategoria biznes, reduktimi i kamatëvonesës arrin në 50 %, mjafton që të paguhet detyrimi. Bëhet fjalë për të paguar detyrimet e krijuara deri në fund të 2016. Ndërsa ata që kanë krijuar detyrime edhe në 2017, duhet të duhet të paguajnë borxhin për këtë vit dhe më pas hyjnë në aktmarrëveshje me kompaninë. Duke ju referuar të dhënave, nga muaji dhjetor 2014 e deri më tani, kohë kur nisi edhe reforma në sektorin e energjisë, numri i aktmarrëveshjeve të lidhura me kompaninë OSHEE, arrijnë në rreth 400 mijë të tilla, ku përfshihen abonentët familjarë dhe bizneset.