Ora News - Zjarret në Bulqizë, helikopteri VIVA izolon vatrën, shpëtojnë banesat

2017-10-24 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Zjarri në pyllin me pisha në fshatin Lenë të Bulqizës doli nga kontrolli pas aktivizimit të vatrave të zjarrit që nuk mund të izoloheshin nga shërbimi zjarrfikës për shkak të terrenit të thyer. Për këtë arsye, Emergjencat Civile kanë kërkuar ndihmën e helikopterëve VIVA.
Në orët e mbrëmjes së të enjtes është kryer dhe evakuimi i disa banorëve për arsye sigurie pasi vatrat e zjarrit ndodheshin pranë banesave. Në orët e para të mëngjesit të së premtes, ka ndërhyrë helikopteri VIVA për të shuar vatrat e zjarrit, duke bërë që situata të normalizohet. Megjithatë, autoritetet lokale thonë se po kryejnë monitorimin e kujdesshëm të vatrave.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/zjarret-ne-bulqize-helikopteri-viva-izolon-vatren-shpetojne-banesat/

Free Traffic Exchange