Vijon në Tiranë procesi i legalizimit të pallateve të braktisura ose që kanë probleme pronësie.
450 leje legalizimi do të shpërndahen për banorët e bllokut të pallateve Grand 2AL dhe Melrose tek zona e ?Astirit?.
Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t, Artan Lame, u shpreh teksa ndante 141 lejet e para, se të gjithë banorët që kërkojnë të mbyllin këtë proces, duhet të bëhen bashkëpunues me institucionet.
Drejtoritë e tjera të do të vijojnë me shpërndarjen e lejeve për objektet e braktisura.
Rreth 30 mijë familje në të gjithë vendin që kanë blerë shtëpi në pallate ku është shkelur leja e ndërtimit nga pronarët do të pajisen me hipotekën e shtëpive.
Pronarët e shtëpive duhet të dorëzojnë pranë agjencisë dokumentet që do t?u kërkohen nga punonjësit e ALUZINI-t për rastet kur dosjet janë të pa plota.