http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Zjarri në një konvikt privat në unazën e qytetit të Korçës ka krijuar panik tek banorët e lagjes numër 9, të cilët janë evakuuar menjëherë, pasi ndërtesa katërkatëshe është përfshirë nga flakët.
Shkak paraprak i zjarrit në ndërtesën private që përdorej si konvikt dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike. Menjëherë në vendngjarje shkuan forcat zjarrfikëse, si edhe shërbimet e Emergjencave Civile. Nuk ka të lënduar, por vetëm dëme material.
Zjarrfikësit izoluan flaket që rrezikuan edhe një godinë tjetër që ndodhet ngjitur me konviktin.
Situata është e rëndë edhe në Bulqizë. Ndonëse shiu që ra pak ditë më parë vuri nën kontroll flakët, mbeten ende aktive 4 vatra zjarri.
Edhe në Fier, flakët kanë përfshirë e shkrumbuar më shumë se 20 hektarë pisha e shkurre. Situata më e rëndë duket se është në Frakull, ku forcat zjarrfikëse së bashku me ushtrinë dhe policinë, luftuan për më shumë se dy orë me flakët.