Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
ALUIZNI ka përfunduar procesin e legalizimeve për 6 pallate të braktisura nga investitorët, duke u dhënë mundësinë e hipotekës 450 familje.
Bëhet fjalë për objekte pranë stadiumit ?Dinamo?, Qytetit Studenti dhe Unazës së Re.
Drejtori i Agjencisë, Artan Lame dhe një herë ftoi familjet që nuk e kanë aktin e pronësisë të aplikojnë për të nisur procedurat.
Lame: Vetëm duke u bërë bashkë dhe vetëm duke ndjekur plotësimin e dokumentacionit mund të zgjidhen këto halle. Nuk zgjidhej ky pallat duke ndjenjur secili tek shtëpia e vet, duke mos u marrë vesh, duke sjellë njëherë njëri një letër, njëherë tjetri një dokument. Por vetëm se arritët të zgjidhnit një apo dy përfaqësues që u morën me Drejtorinë tonë përndryshe pale dhe sa kohë do të vazhdonte të ishte në këtë formë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/legalizohen-6-pallate-te-braktisura-nga-investitoret-perfitojne-450-familje/